Autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.
Në 24 orët e kaluara, 12,845 raste të coronavirusit janë regjistruar në Francë, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë të atij vendi.
Kjo është hera e parë që nga 27 shtatori që numri i njerëzve të infektuar me coronavirus ka kaluar 10 mijë, raporton reuters.
Gjithashtu është bërë e ditur se 63 persona kanë vdekur si rezultat i coronavirusit, e cila gjë e dërgoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31,956.
Ndryshe, deri më tani 563,535 njerëz janë infektuar me coronavirus në shtetin francez. /Telegrafi/