Telegrafi

Franca regjistron 32 viktima dhe mbi 12 mijë raste të reja me coronavirus

Numri i rasteve pozitive për coronavirusin po vazhdon të rritet në shtetin francez.

Në Francë, 12,565 raste të reja të coronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, rreth katërmijë më pak se rekordi i vendosur të shtunën.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar është rritur në 619,190, ndërsa 32,230 njerëz kanë vdekur si rezultat i COVID-19 deri më tani, 32 më shumë se të shtunën, raporton reuters.

Gjatë javës së fundit, 4,264 pacientë u shtruan në spital për shkak të coronavirusit, nga të cilët 893 ishin në njësi të kujdesit intensiv, pak më shumë se raporti i fundit.

Ndryshe, 8.2 përind e testimeve të përgjithshme po rezultojnë të jenë pozitive gjersa qeveria ka marrë masa të reja në luftën kundër pandemisë. /Telegrafi/