Telegrafi

Franca raporton më shumë se 30 mijë raste të reja ditore me coronavirus

Franca ka raportuar një rritje të madhe në rastet e reja me COVID-19 përpara një ndalimi të lëvizjes në orët e natës në Paris dhe tetë qytete të tjera.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 30,621 infeksione të tjera u konfirmuan të enjten, nga 22,591 një ditë më parë.

Dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se kufizimet e ashpra janë “absolutisht të nevojshme” për të shpëtuar jetë.

Miliona njerëzve në Evropë u është thënë se ata duhet të jetojnë nën masa të rrepta të reja ndërsa qeveritë luftojnë me një valë të dytë të coronavirusit.

Nga e shtuna, shoqërimi në ambiente të mbyllura do të ndalohet në Londër, pasi kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar dhe zona të tjera të Anglisë do të vihen nën një alarm më të lartë për COVID-19.

Sikurse Franca, edhe Italia, Polonia dhe Gjermania të gjithë regjistruan ngritjen e tyre më të madhe ditore në raste të reja të enjten që nga fillimi i testimit masiv.

Në anën tjetër, Rusia regjistroi numrin e saj më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i epidemisë me 286 njerëz që raportohet se kishin vdekur nga virusi.

OBSH nxiti qeveritë evropiane “të ngritën” dhe të marrin masa ndërsa kontinenti kaloi një prag prej 1.000 vdekjesh të raportuara çdo ditë. /Telegrafi/