Site icon Telegrafi

Franca raporton më shumë se 200 mijë raste brenda një dite nga coronavirusi

Franca po përballet me një ‘cunami’ të rasteve me COVID-19, pasi regjistroi 208 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, një rekord kombëtar dhe evropian, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, iu tha ligjvënësve të mërkurën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Franca ka thyer rekord të rasteve në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit, derisa të martën raportoi 180 mijë infeksione, shifra më e lartë në Evropë, bazuar në të dhënat e Covidtracker.fr.

Çdo sekondë, dy persona në Francë rezultojnë pozitivë me COVID-19, tha Veran, duke shtuar se situate në spitale ishte shqetësuese për shkak të variantit Delta, derisa Omicroni ende nuk ka pasur ndikim. Gripi do t’i komplikojë më tej gjërat për spitalet, tha ai.

Infeksionet globale të COVID-19 arritën një rekord të lartë gjatë shtatë ditëve të fundit, treguan të mërkurën të dhënat e Reuters, pasi variant i ri Omicron u përhap me shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version