Site icon Telegrafi

Franca raporton rreth 13 mijë raste nga coronavirusi brenda një dite

Franca raportoi 13 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të prekurve në 454 mijë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministria e shëndetësisë në vend tha se rreth 123 të vdekur u shënuan brenda 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 31 mijë.

Derisa shkalla e infeksionit rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë filluar zbatimin e masave parandaluese.

Qyteti i Nice në Riverën Franceze do të ndalojë mbledhjen e më shumë 10 personave në hapësirat publike si dhe baret do të mbyllen më herët pasi Marseille dhe Bordeaux implementuan masa të ngjashme nga e hëna. /Telegrafi/

Exit mobile version