Telegrafi

Franca publikon listën, mungojnë disa yje për ndeshjet miqësore

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës.

Ka qenë trajneri Didier Deschamps që ka bërë publike emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore.

Franca në muajin nëntor do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore, fillimisht francezët do të jenë nikoqir të Uellsit më 10 nëntor në ‘Parc De Princes’.

Griezmann pritet të jetë lojtari kyç i francezëve në këto dy ndeshje (Foto/ Getty Images)

Pas katër ditëve, Franca do të luajë në udhëtim te Gjermania një miqësore luksi.

Në listë mungon portieri, Hugo Lloris, pasi për portën janë grumbulluar Areola, Steven Mandanda dhe Steve Costil.

Befasi në repartin defensivë është prurja e Benjamin Pavard talenti i Stuttgaert, ndërsa është ftuar edhe Presnel Kimpembe.

N’Golo Kante mungon për shkak të lëndimit në mesfushë së bashku me Paul Pogban, ndërsa janë ftuar, Matuidi, N’Zonzi, Rabiot, Tolisso e Sissoko.

Ndërkohë në fazën e sulmit vazhdon të mungojë Karim Benzema, ndërsa kësaj radhe ka mbetur jashtë listës edhe Thomas Lemar.

Pas një kohe të gjatë, Deschamps ka grumbulluar edhe sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial. /Telegrafi/

Lista e plotë:

Portierë: Areola, Mandanda, Costil

Mbrojtës: Digne, Jallet, Kimpembe, Koscielny, Kurzawa, Pavard, Umtiti, Varane

Mesfushorë: Matuidi, N’Zonzi, Rabiot, Sissoko, Tolisso

Sulmues: Coman, Fekir, Giroud, Griezmann, Lacazette, Martial, Mbappe, Thauvin