Site icon Telegrafi

Franca pret qeveri reformuese që do ta stabilizojë Maqedoninë

Ministria e Jashtme e Francës e ka përshëndetur vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov, për të mandatuar Zoran Zaevin për të krijuar qeverinë e re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo është një mundësi e rëndësishme për vendin që të del nga kriza politike e thellë. Franca shpreson se qeveria e re do të formohet sa më parë dhe u bën thirrje forcave politike në Kuvend që të dialogojnë në kuadër të institucioneve.

Franca pret reforma urgjente për stabilizimin afatgjatë të vendit dhe përparimin në rrugën euro-atlantike./Telegrafi/

Exit mobile version