Telegrafi

Franca përjashton ‘mbylljen totale’ në rast të valës së dytë të rasteve me COVID-19

Qeveria franceze tha të mërkurën se ishte e “përgatitur” për një rritje të mundshme të rasteve të coronavirusit në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, sipas France24, përcjell Telegrafi, qeveria e këtij vendi ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ndonjë shpërthimi të ri të mundshëm me një mbyllje tjetër mbarëkombëtare.

“Qëllimi im është që ta përgatis Francën për një valë të dytë të mundshme duke ruajtur jetën tonë të përditshme, jetën tonë ekonomike dhe shoqërore”, citohet të ketë thënë kryeministri i ri Jean Castex në një intervistë në televizionin RTL.

“Por ne nuk do të imponojmë një bllokim si ai që bëmë marsin e kaluar, sepse ne kemi mësuar … që pasojat ekonomike dhe njerëzore nga një bllokim total janë katastrofike”, ka thënë ai.

Përkundrazi, çdo mbyllje biznesi do të “shënjestroheshin” në zona specifike, tha ai.

“Coronavirusi është akoma këtu”, paralajmëroi Castex. /Telegrafi/