Telegrafi

Franca përballet me grevë të përgjithshme

Greva e të martës duket se do të jetë protesta më e madhe kundër programit të reformave të presidentit Nicolas Sarkozy qëkur ai erdhi në pushtet në maj.

Mijëra mësues dhe punonjës të tjerë të shërbimeve civile do t’u bashkohen punëtorëve të sektorit publik.

Greva e kontrolluesve të trafikut ajror do të thotë që fluturimet kryesisht të brendshme të ndërpriten.

Studentët gjithashtu kanë thënë se do t’i bashkohen grevës.

Dy sondazhe të kryera kanë treguar se përkrahja ndaj presidentit ka rënë me pesë pikë në një muaj.