Site icon Telegrafi

Franca nuk do të lejojë spitalet që të zgjedhin mes pacientëve

Franca nuk do të lejojë që spitalet të jenë në një situatë ku duhet të zgjedhin cilin pacient ta pranojnë për shërim kundër coronavirusit.

Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran, raporton reuters.

“Ne nuk do të lejojmë që mjekët të gjenden në një situatë ku do të duhet të zgjedhin në mes të pacientëve për shërim ndaj COVID-19”, tha ministri francez.

Sipas tij, 24 deri në 48 orët e ardhshme mund të jenë vendimtare në vlerësimin e ndikimit të masave të marra 10 ditë më parë për të kufizuar përhapjen e varianteve shumë ngjitëse të coronavirusit.

Ai shton se qeveria ishte e gatshme të merrte masa shtesë nëse ishte e nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version