Telegrafi

Franca nuk ndryshon qëndrim, është shumë herët për të filluar bisedimet për hapje të negociatave me vendet e Ballkanit

Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”, tha një burim zyrtar pranë presidencës franceze.

“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”, vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Lexo po ashtu Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Franca: Së pari reforma në BE, pastaj negociatat

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj. /TCH/