Telegrafi

Franca një hap pranë Botërorit

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Croke Park, ndërmjet Irlandës dhe Francës, përfundoi me rezultat prej 1-0 në favor të mysafirëve.

Të vetmin gol për Les Bleus e shënoi sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka (72’).

Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për të zgjedhurit e Raymond Domenech, kur dihet që ndeshjen kthyese do ta zhvillojnë para tifozëve të vet. /Telegrafi/