Telegrafi

Franca nis hetimin për rastin e një përdhunimi të dyshuar në pallatin presidencial

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për një përdhunim të dyshuar në pallatin presidencial në Paris.

Mediat lokale raportojnë se një ushtare grua ka thënë se ajo është sulmuar seksualisht pas një pritjeje me pije në pallatin Elysee në korrik.

I akuzuari – gjithashtu një ushtar – është marrë në pyetje, por ende nuk është akuzuar zyrtarisht, thonë raportet.

Gazeta Liberation raportoi për herë të parë akuzën të premten.

Sipas raportimeve, viktima e supozuar dhe sulmuesi thuhet se punonin në një zyrë të personelit të sigurisë së lartë në ndërtesë, dhe thuhet se ata e njihnin njëri-tjetrin.

Një zyrtar presidencial i tha agjencisë së lajmeve AFP se “sapo autoritetet ishin në dijeni të këtyre pretendimeve, menjëherë u morën masa” për të mbështetur viktimën e supozuar.

Ushtarja ashtu edhe i akuzuari janë transferuar në detyra të tjera, ka thënë pallati. /Telegrafi/