Qeveria franceze po ngre në nivelin më të lartë paralajmërimin e alarmit për terror, pas të shtënave në Moskë.
Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë të dielën kryeministri Gabriel Attal pas një takimi me zyrtarë të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes me presidentin Emmanuel Macron.
Attal tha se vendimi, i cili vjen disa muaj përpara se Parisi të presë Lojërat Olimpike, u mor “në dritën e marrjes së përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin (Moskë) dhe kërcënimet që rëndojnë mbi vendin tonë”.
Sistemi i alarmit për terror në Francë ka tri nivele dhe niveli më i lartë aktivizohet në vazhdën e një sulmi në Francë ose jashtë saj ose kur një kërcënim i njërit konsiderohet të jetë i pashmangshëm.
Ai lejon masa të jashtëzakonshme sigurie, siç janë patrullimet e shtuara nga forcat e armatosura në vende publike si stacionet e trenave, aeroportet dhe objektet fetare.
Reagimi i Francës vjen pasi të paktën 137 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” të Moskës. /Telegrafi/