Telegrafi

Franca nën regjinë e Mbappes dhe Benzemas i shënon tetë gola Kazakistanit, siguron kualifikimin në “Katar 2022”

Kombëtarja e Francës ka marrë një fitore të madhe ndaj Kazakistanit me rezultat të thellë 8-0 dhe ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Gjelat kanë siguruar kualifikimin në Katar pas fitores së thellë në shtëpi ndaj Kazakistanit në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Grupin D.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të francezëve, të cilët arritën të shënojnë edhe tri gola me anë të Kylian Mbappes.

Mbappe kompletoi het-trikun në këtë pjesë me golat e shënuar në minutën e gjashtë për 1-0, në minutën e 12-të për 2-0 dhe minutën e 32-të për 3-0.

Lexo po ashtu Mbappe i papërmbajtshëm ndaj Kazakistanit, kompleton het-trikun brenda 26 minutave

Në pjesën e dytë, Franca përsëri ishte e papërmbajtshme duke dominuar dhe duke shënuar edhe katër gola tjerë për fitoren e thellë.

Karim Benzema hapi serinë në minutën e 55-të për epërsinë 4-0, teksa i njëjti shënojë edhe në minutën e 59-të për 5-0.

Adrien Rabiot (75’) u përkujdes për të thelluar epërsinë në 6-0, ndërsa Antoine Griezmann (84’) nga penalltia shënoi për 7-0.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli përsëri Mbappe, i cili në minutën e 87-të vulosi rezultatin përfundimtar 8-0.

Pas kësaj fitore, Franca e sheh veten në pozitën e parë të grupit me 15 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit luan për prestigj ndaj Finlandës. /Telegrafi/