Telegrafi

Franca, në recesion në 2009

Shifrat janë më të këqija se parashikimet, të cilat treguan se ekonomia do të ulej me 0.1 përqind nga muaji tetor në muajin dhjetor.

Franca është ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës dhe e fundit që hyn në recesion. Sipas shifrave të publikuara deri tani, Gjermania dhe Japonia kanë shënuar dy tre-mujorë negative sa i takon rritjes ekonomike ndërsa ekonomistët në SHBA deklaruan se ekonomia e saj ka qenë në recesion prej fillimit të vitit 2008.

Agjencia parashikon se papunësia në Francë do të rritet me 8 me përqind nga 7.7 përqind sa është tani, në gjysmën e vitit të ardhshëm.