Site icon Telegrafi

Franca ndryshon qëndrim, lejon marshin e protestuesve në Paris

Qeveria franceze të mërkurën ka vendosur përfundimisht për lejimin e marshit protestues kundër reformës së ligjit të punës.

“Pas debateve të ashpra me ministrin e brendshëm, sindikatave dhe organizatat studentore, fituam të drejtën për të demonstruar” tha Philipe Martinez i bashkimit të ekstremit të majtë CGT në një konferencë për shtyp, transmeton AFP.

Ai këtë vendim të qeverisë e quajti “fitore për sindikatat dhe demokracinë”.

Policia e Parisit kishte ndaluar organizimin e një proteste nga sindikatat e lidhura me çështjet e punësimit për ditën e enjte.

Vendimi i kësaj të mërkure shkaktoi reagimin e menjëhershëm të politikanëve të majtë dhe sindikatave, të cilët e dënuan ashpër atë, transmeton KosovaPress.

Autoritetet e Parisit u kishin kërkuar organizatorëve të zhvillojnë një miting në një vend të caktuar, më mirë sesa të marshojnë nëpër rrugët e Parisit. Por sindikata “CGT” refuzoi këtë propozim.

Exit mobile version