Instituti francez në Shkup informoi se vazhdon konkursi për bursa për studentët e Maqedonisë për studime universitare në Francë për vitin akademik 2016/2017, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për gjashtë bursa që jep çdo vit Qeveria franceze nëpërmjet Ambasadës franceze dhe Institutit francez në Shkup.
Afati i fundit për aplikim është deri më 30 prill 2016, dhe bëhet fjalë për studime të nivelit Master dhe PhD në fusha të ndryshme dhe specializimeve në shkencat shoqërore, natyrore dhe teknike.
Bursa është e plotë dhe mbulon shpenzimet e shkollimit, sigurimin shëndetësor të studentëve, shpenzimet e përditshme të jetesës. Pranuesit marrin fonde shtesë për të blerë libra, kompjuterë dhe materiale të tjera të nevojshme për studimet e tyre, si dhe një avantazh për strehim në një konvikt të studentëve. Për më tepër, statusi i studentëve me stipend, Qeveria franceze u lejon atyre të kenë edhe benifite të tjera.
Për më shumë informacione në lidhje me aplikimin për bursa është në dispozicion Instituti francez në Shkup ose në link. /Telegrafi/