Telegrafi

Franca ndalet me barazim nga Ukraina

(Foto: Twitter/French Team)

Kampioni i botës, Franca, e ka nisur me barazim (1-1) ndaj Ukrainës sfidën e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror që u zhvillua në Stade de France.

Zhvillohej minuta e 19-të e takimit kur Antoine Griezmann shënoi një gol të mrekullueshëm nga një pozitë që jo shumëkush mund të realizojë.

Ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të Les Bleus.

Në fraksioni e dytë, ukrainasit ia dolën ta barazonin rezultatin kur Presnel Kimpembe e devijoi topin në portën e gabuar (57’).

Me gjithë përpjekjet për të shënuar, në fund Franca u desh t’i ndante pikët me Ukrainën. /Telegrafi/