Vala e dytë e epidemisë së coronavirusit ka shumë gjasa të godasë Francën në vjeshtë ose edhe në dimër, paralajmëroi të martën ekipi shkencor i qeverisë.
Njoftimi i ekspertëve vjen derisa një numër i madhe i qyteteve franceze implementuan urdhrin për vendosjen e maskës në zona të hapura.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, që kur vendet evropiane hoqën masat kufizuese, ato u përballën me rritje të rasteve nga coronavirusi.
“Situata nuk është e qëndrueshme në vend, në çdo kohë ajo mund të përkeqësohet sikurse në Spanjë”, tha komiteti shkencor francez.
“Ka shumë gjasa që të përballemi me valën e dytë të epidemisë gjatë stinës së vjeshtës ose edhe në dimër”, shpjeguan ekspertët. /Telegrafi/