Liga A e Ligës së Kombeve ka dhuruar takime interesante, ku nuk munguan edhe befasitë, sikurse humbja e Anglisë në shtëpi nga Danimarka.
Mbrëmja e së mërkurës ka qenë shumë interesante, sidomos në ndeshjet e Ligës A.
Aty luajtën kombëtare si Franca, Kroacia, Italia, Holanda, Belgjika dhe Portugalia.
🔸UEFA Nations League results! 🔹
😎 Best performance? #NationsLeague pic.twitter.com/8GUsVFCSOX
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 14, 2020
Ndeshja më interesante padyshim se ishte ajo e Grupit 1 në mes të Italisë dhe Holandës, e cila u mbyll me barazim 1-1.
Golat u shënuan nga Lorenzo Pellegrini (16’) për Italinë dhe Donny Van de Beek (25’) për Holandën.
https://www.youtube.com/watch?v=HXs6clT_eBI&ab_channel=BowieCustoms
Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Zagreb, ku Franca triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Kroacisë.
Në këtë ndeshje golat u shënuan nga Nikola Vlasic (64’) për vendasit, ndërsa për francezët shënuan Antoine Griezmann (8’) dhe Kylian Mbappe (79’).
https://www.youtube.com/watch?v=S7HtM6CeSHU&ab_channel=EmocjeSportowe
Anglia nuk arriti të shfrytëzojë terrenin vendas në ndeshjen e Grupit 2, pasi u mposht në shtëpi 0-1 nga Danimarka, me një gol të Christian Eriksen (35’) nga penalltia.
Belgjika vazhdoi dominimin duke fituar 2-1 në udhëtim te Islanda, ndërsa Portugalia fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Suedisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yoelwOq6cy4&ab_channel=StupidCreationsTM
https://www.youtube.com/watch?v=B1DxC9DNWP4&ab_channel=StupidCreationsTM
https://www.youtube.com/watch?v=kk-rhx9QF4Q&ab_channel=StupidCreationsTM