Franca ka arritur të fitojë si mysafirë Portugalisë në “Da Luz” të Lisbonës, me rezultat 1-0.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve në Ligën A, u takoi francezëve që kishin më shumë nga loja.
Cristiano Ronaldo ishte i pari që rrezikoi portën, por që nuk ishte i saktë.
Francezët provuan me Adrie Rabiot dhe Anthony Martial tri herë, por as këta nuk arritën të shënonin.
Goli i vetëm në ndeshjen u shënuan në pjesën e dytë, kur nga një top i kthyer nga portieri N’Golo Kante shënoi për 1-0.
N’Golo Kante’s screamer for France. https://t.co/nnLwwdBQMV
— ✈️ (@Arrizabalager) November 14, 2020
Portugezët u hodhën në sulm për të shënuar, por që nuk ia arritën edhe pse kishin disa raste.
Me këtë fitore Franca pothuajse e siguron vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Portugalia është e dyta me 10 pikë. /Telegrafi/