Site icon Telegrafi

Franca mobilizon 7000 trupa shkaku cenimit të sigurisë kombëtare

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka urdhëruar mobilizimin e 7000 ushtarëve për rritjen e patrullave të sigurisë.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne dje kishte shpallur “alarmin e terrorizmit” dhe kishte mobilizuar forcat e sigurisë së vendit pasi një mësues u godit për vdekje me thikë dhe dy persona të tjerë u plagosën në një sulm.

Lexo po ashtu Vritet një mësues pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francë, dy persona të lënduar

I dyshuari 20-vjeçar, i cili është një ish-nxënës i shkollës së mesme ku ndodhi sulmi, është arrestuar dhe ka qenë në listën shtetërore të vëzhgimit të personave që paraqesin një rrezik potencial për sigurinë, thanë zyrtarët, raporton skynews.

Tani, zyra e Macronit ka thënë se ushtarët do të mobilizohen të hënën në mbrëmje deri në njoftimin e mëtejshëm, si pjesë e një operacioni në vazhdim që kryen rregullisht patrulla në qendrat kryesore të qyteteve dhe vendet turistike.

Lexo po ashtu I dyshuari për sulmin në Francë bërtiti "Allahu Akbar"

Alarmi i sigurisë vjen pasi Franca pret Kupën e Botës në Rugby dhe përgatitet të përballet me Afrikën e Jugut të shtunën në mbrëmje në çerekfinalen e tyre.

Ndryshe, Franca gjatë këtij viti ka pasur shumë protesta të dhunshme, por edhe vrasje me motive fetare. /Telegrafi/

Exit mobile version