Site icon Telegrafi

Franca mirëpret lirimin e tre policëve, kërkon nga palët t’i rikthehen dialogut

Franca e ka mirëpritur lirmin e tre policëve kosovarë, pas vendimit të Gjykatës së Kralevës në Serbi.

Ata u mbajtën për gati dy javë në burgjet e Serbisë, pasi u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.

E lirimi i tyre sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Franvës, është një hap drejt de-eskalimit të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Lirohen tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe

Ministria franceze i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, të cilat vazhdojnë të mbesin të vlefshme.

“Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavolinën e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version