Telegrafi

Franca mbështet ri ndërmjetësimin e borxhit të Greqisë

Qeveria franceze ofroi mbështetje për përpjekjet e fundit të Greqisë për të rindërmjetësuar e borxhin e madh në kuadër të planit të shpëtimit.

 

Michel Sapin është kryeministri i Francës ka thënë së “Dua të them se borxhi është një çështje kritike dhe vetëm një ndër të tjera, ka shumë çështje të tjera që ne dëshirojmë t’i diskutojmë së bashku, si dhe duam të hedhim bazat për atë që mund të quhet marrëveshje e re midis Greqisë dhe partnerëve të saj”.

 

Mbështetja është një fitore për ministrin grek të Financave Yanis Varoufakis, pas frikës për çekuilibër ekonomik europian. Varoufakis thotë se Greqia do t’i paguajë borxhet, por kërkon kushte dhe ndërmjetës të rinj.

 

“Ne duam të zvogëlojmë humbjet e partnerëve dhe të bëjmë më të mirën duke e ndihmuar Greqinë të kthejë faqe për të filluar rritjen në mënyrë që të përballojë pagimin e borxheve dhe të interesave. Kthimi i Greqisë në rrugën e rritjes ekonomike do të sigurojë që çdonjëri të marrë paratë e tij”.

 

Varoufakis do të vizitojë gjithashtu Londrën dhe Romën dhe më pas Berlinin e Frankfurtin. Qeveria gjermane ka qenë e zëmëruar me qëndrimin e qeverisë së re greke dhe ka refuzuar e vendosur sugjerimet që Greqisë t’i falet një pjesë e borxhit. /Telegrafi/