Delegacioni nga rajoni i Normandisë së Francës të cilin e përbëjnë drejtori i përgjithshëm i Qendrës përkujtimore në Kaen, Stefan Grimaldi dhe udhëheqësi i sektorit për ekspozita, Frank Mari, sot dhe nesër do të qëndrojnë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç informuan nga Ambasada franceze, Grimaldi dhe Mari në shoqëri të ambasadores së Republikës së Francës, Lorens, sot do ta vizitojnë Manastirin që të njihen me aktivitet në lidhje me projektin për hapësirën e muzeve e cila është në fazë të ndërtimit te Varrezat ushtarake franceze në qytet, ndërsa i dedikohet luftëtarëve nga Fronti lindor.
Përndryshe, në Qendrën përkujtimore në Kaen nga 9 marsi i këtij viti dedikuar ekspozitës ‘Fotografi nga Fronti lindor’ nga krijimtaria e fotografisë së vëllezërve Manaki, e cila do të hapet deri më 18 shtator. /Telegrafi/