Telegrafi

Franca me ligj që detyron platformat online të fshijnë përmbajtjen me gjuhë të urrejtjes brenda 24 orësh

Dhoma e ulët franceze ka miratuar një ligj kontravers që do të kërkojë nga rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme online të heqin postimet me gjuhën e urrejtjes brenda 24 orëve.

Nëse kompanitë nuk e respektojnë këtë rregull, ato do të duhet të paguajnë gjoba të mëdha sa herë që shkelin ligjin.

Për përmbajtje të tjera më ekstreme, të tilla si përmbajtja e cilësuar si terroriste dhe pornografia e fëmijëve, do të kërkojnë që platformat në internet të reagojnë brenda një ore.