Franca lëshoi sot një urdhërarrest ndërkombëtar për Bashar al-Assad, presidentin e Sirisë, të cilin e akuzon për përfshirje në krime kundër njerëzimit për sulmin me armë kimike të vitit 2013.
Televizioni France24 njoftoi se kjo u tha për AFP nga një burim nga gjyqësori dhe prokurorët francezë, transmeton Telegrafi.
Ai burim i tha gjithashtu agjencisë franceze se Assad dyshohet gjithashtu për përfshirje në krime lufte për shkak të atyre sulmeve, për të cilat opozita siriane akuzoi qeverinë e tij, dhe në të cilat më shumë se 1,400 njerëz vdiqën pranë Damaskut në gusht 2013.
Thuhet se urdhërarresti ndërkombëtare janë lëshuar për arrestimin e vëllait të Asadit, Maherit, i cili është de facto komandant i një njësie elitare të ushtrisë siriane, si dhe dy gjeneralëve të forcave të armatosura të vendit.
Gjykata në Paris që merret me krimet kundër njerëzimit nga 2021, po heton këto sulme me armë kimike në Siri. /Telegrafi/
France has issued an international arrest warrant for Syrian President Bashar al-Assad, accused of complicity in crimes against humanity over chemical attacks in 2013, a judicial source and plaintiffs in the case said Wednesday.
➡️ https://t.co/f3lYYIKP3D pic.twitter.com/WlDFBsc9UK— AFP News Agency (@AFP) November 15, 2023