Telegrafi

Franca kualifikohet pas vazhdimeve

Në ndeshjen e parë, Les Bleus fituan me rezultat minimal si mysafirë të Irlandës në Croke Park, dhe dukej se do ta kishin shumë lehtë në ndeshjen e kthimit pasi luanin si vendas.

Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Mysafirët krijuan avantazh në minutën e 33-të me anë të Robbie Keane dhe e mbajtën këtë epërsi deri në fund të kohës së rregullt, prandaj u deshën vazhdimet për t’u caktuar se kusht do të shkonte në Botëror.

Në vazhdime, Franca u tregua më efikase duke shënuar me anë të William Gallas (103’), i cili pranoi një top nga ‘dora’ e Thierry Henry për ta barazuar rezultatin.

Ky gol ishte i mjaftueshëm që Franca të kualifikohej në Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohen verën që vjen në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/