Site icon Telegrafi

Franca konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2023

Foto: YouTube

France 2, transmetuesi kombëtar francez, ka konfirmuar për ESCToday se Franca do të konkurrojë në Eurovision Song Contest 2023 vitin e ardhshëm.

Kështu Franca i bashkohet listës së vendeve që deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Eurovision 2023.

Transmetuesi francez ndërkohë ende nuk ka zbuluar planin e tij të veprimit dhe më shumë detaje do bëhen të ditura në vijim.

Franca debutoi në Eurovision Song Contest në konkursin e parë në vitin 1956 dhe është një nga anëtarët themelues të konkursit.

Lexo po ashtu Kryeministri britanik, Boris Johnson: Ukraina mund dhe duhet ta organizojë Eurovision 2023

Kombi francez e ka fituar këtë eveniment pesë herë: 1958, 1960, 1962, 1969, 1977.

Vendi i lartpërmendur ka pritur konkursin e Eurovizionit në tre raste: Kanë (1959,1961) dhe Paris (1978).

Në vitin 2022 Franca u përfaqësua nga Alvan & Ahez me këngën e tyre “Fulenn”. Të njëjtit arritën në finale e Eurovisionit, por nuk është se patën ndonjë arritje të madhe.

Pas fitores së Ukrainës në Eurovision 2022, është diskutuar në masë të madhe gjatë kësaj kohe nëse mund të zhvillohet ngjarja atje, për shkak të luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version