Site icon Telegrafi

Franca konfirmon 5,453 raste të reja ditore me coronavirus

Franca ka regjistruar 5,453 raste të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu është raportuar se gjashtë persona nuk kanë mundur të mposhtin virusin dhe kanë ndërruar jetë.

Kjo ka bërë që numri i vdekjeve të rritet në 30602 në shtetin francez, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gjatë ditës së premte (7739 raste të reja) u regjistrua rritja më e madhe ditore që nga muaji mars.

Ndryshe, presidenti Emmanuel Macron ka thënë se po shqyrtohet mundësia e një bllokimi tjetër mbarëkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version