Franca njoftoi këtë të diel 395 vdekjeve të tjera në 24 orë nga coronavirusi i ri, me një bilanc total që rritet në 19,718 vdekje, sipas drejtorit të përgjithshëm të Shëndetësisë, Jérôme Salomon.
Gjithsej 12,069 njerëz vdiqën në spitale dhe 7,648 në shtëpi pleqsh, ndërsa numri i atyre që ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19 ra përsëri, shtoi Salomon, transmeton Telegrafi.
Franca së shpejti do të prodhojë 17 milionë maska në javë, me qëllim që të jetë në gjendje të “pajisë të gjithë francezët që e dëshirojnë atë”, tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, duke specifikuar se tetë milionë janë prodhuar javën e kaluar.
Franca, vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia me numrin e vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Spanjës, planifikon të largohet gradualisht nga mbyllja që nga 11 maji. /Telegrafi/