Kompania amerikane është kritikuar për përdorimin e teknikave agresive për optimizimin e taksave, një burim në ministrinë e financave franceze tha sot.
"Sa i përket Francës, ne jemi të shqetësuar, taksat e mbetura në lidhje me këtë kompani sillen në rreth 1.6 miliard euro," tha një zyrtar francez, i cili foli në kushte anonimiteti.
Një zëdhënëse e Google Franca nuk pranoi të komentojë mbi shumën, kur ishte kontaktuar nga Reuters, duke thënë se kompania i është bindur rregullave tatimore në të gjitha vendet ku është duke operuar.
Ministria e financave në Francë gjithashtu nuk pranoi të bëjë asnjë koment.