Telegrafi

Franca ka njoftuar kufizime më të rrepta, mes shqetësimeve për variantin Omicron

Franca ka njoftuar kufizime më të rrepta për shkak të Covid-19 mes shqetësimeve për variantin Omicron.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga 3 janari, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme për ata që munden dhe tubimet publike do të kufizohen në 2000 persona për ngjarje të brendshme.

Lajmi vjen pasi Franca regjistroi më shumë se 100,000 infeksione të reja të shtunën – numri më i lartë i raportuar në vend që nga fillimi i pandemisë.

Por kryeministri i Francës nuk solli një shtetrrethim për natën e Vitit të Ri.

Vendet në të gjithë Evropën po shtrëngojnë kufizimet ndërsa infeksionet po rriten dhe varianti i ri Omicron po përhapet në kontinent.

Studimet sugjerojnë se lloji është më i butë se Delta, me një shans 30% deri në 70% më të ulët që njerëzit e infektuar të përfundojnë në spital.

Por ka frikë se numri i madh i rasteve mund të “bllokojë” spitalet. /Telegrafi/