Telegrafi

Franca ka në kombëtare tetë lojtarë të rinj që mund ta kapin secili shifrën nga 50 deri në 100 milionë euro nëse shiten (Foto)

Franca vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme që në të ardhmen mund ta sundojnë edhe futbollin botëror. 

Duke filluar nga Kylian Mbappe që flitet se kartoni i tij e ka vlerën mbi 100 milionë euro e deri te talentët e tjerë që luajnë në Ligue 1.

Didier Deschamps ka filluar tu besojë shumë të rinjve që janë produkt i kampionatit francez, duke e rritur vlerën e tyre por edhe të kampionatit.

Dy prej tyre shënuan sonte në ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtu mund të futen edhe emra si Paul Pogba, Anotione Griezmann e Rafael Varane që tashmë janë pjesë e padiskutueshme e kësaj kombëtareje.

Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti gjetën rrugën e golit në fitoren 3-2.

Më poshtë janë talentët që po u jepet mundësi nga Daschamps. /Telegrafi/

Kylian Mbappe (Monaco) – 18 vjeç

Adrien Rabiot (PSG) – 22 vjeç

Ousmane Dembele (BORUSSIA DORTMUND) – 20 vjeç

Samuel Umtiti (BARCELONA) – 23 vjeç

Benjamin Mendy (MONACO) – 22 vjeç

Thomas Lemar (MONACO) – 21 vjeç

Corentin Tolisso (LYON) – 22 vjeç

Presnel Kimpembe (PSG) – 21 vjeç