Franca vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme që në të ardhmen mund ta sundojnë edhe futbollin botëror.
Duke filluar nga Kylian Mbappe që flitet se kartoni i tij e ka vlerën mbi 100 milionë euro e deri te talentët e tjerë që luajnë në Ligue 1.
Didier Deschamps ka filluar tu besojë shumë të rinjve që janë produkt i kampionatit francez, duke e rritur vlerën e tyre por edhe të kampionatit.
Dy prej tyre shënuan sonte në ndeshjen ndaj Anglisë.
Këtu mund të futen edhe emra si Paul Pogba, Anotione Griezmann e Rafael Varane që tashmë janë pjesë e padiskutueshme e kësaj kombëtareje.
Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti gjetën rrugën e golit në fitoren 3-2.
Më poshtë janë talentët që po u jepet mundësi nga Daschamps. /Telegrafi/
Kylian Mbappe (Monaco) – 18 vjeç
Adrien Rabiot (PSG) – 22 vjeç
Ousmane Dembele (BORUSSIA DORTMUND) – 20 vjeç
Samuel Umtiti (BARCELONA) – 23 vjeç
Benjamin Mendy (MONACO) – 22 vjeç
Thomas Lemar (MONACO) – 21 vjeç
Corentin Tolisso (LYON) – 22 vjeç
Presnel Kimpembe (PSG) – 21 vjeç