Franca sot ka dërguar mbështetje për Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë, për vazhdimin e hapave drejt tejkalimit të kontestit të emrit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Evrpës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Anjes fon der Mill, në një komunikatë thekson se Franca mbështet hapat e Shkupit dhe Athinës, në koordinim me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.
“Në periudhën kur bisedimet janë në fazë të përparuar, Franca inkurajon qeveritë e dy vendeve të mbajnë vendosmërinë e tyre për të gjetur marrëveshje për kontestin shumëvjeçar. Kjo është në interes të të dy vendeve, rajonit dhe Evropës”, thuhet në deklaratën e zyrtarit francez./Telegrafi/