Qeveria franceze ka shpallur një emergjencë shëndetësore, duke u dhënë zyrtarëve më shumë pushtet për të vendosur masa të rrepta rreth parandalimit të përhapjes së cornavirusit.
Deklarata thekson se epidemia është një katastrofë shëndetësore që rrezikon shëndetin e popullatës dhe justifikon futjen e masave më të rrepta.
Deklarata nuk specifikoi çfarë veprimesh do të ndërmerren, por miratimi i gjendjes së jashtëzakonshme lejon autoritetet të futin masa më të ashpra, raporton france 24.
Presidenti francez, Emmnuel Macron pritet të njoftojë detajet e masave të planifikuara më vonë.
Mediat franceze deklarojnë se ndalimi i orarit ndërmjet orës 21:00 dhe 6:00 është ndër masat që i pari i Francës do të njoftojë. /Telegrafo/