Telegrafi

Franca fiton, Serbia mposhtet

Les Bleus kanë fituar me rezultat 3-1 përballë Austrisë, me golat e Karim Benzema (18’), Thierry Henry (nga pika e bardhë 26’) dhe Andre-Pierre Gignac (66’). Ndërsa golin për mysafirët e shënoi Marc Janko (48’).

Lideri i Grupit 7, Serbia është mposhtur nga Lituania me rezultat 2-1, ndërsa Rumania ka fituar përballë Ishujve Faro me rezultat 3-1.

Nga ky grup direkt kualifikohet Serbia, ndërsa Franca do të luajë në ‘play-off’ për të shpresuar për një vend në Afrikën e Jugut.