Site icon Telegrafi

Franca fiton me rikthim ndaj Gjermanisë, Griezmann hero i ‘gjelave’

Francezët kanë arritur të shënojë fitore ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1 edhe pse pjesa e parë u mbyll në të mirë të gjermanëve.

Ndeshja nisi shumë mirë për gjermanët që fituan një penallti që në minutën e 13-të.

Presnel Kimpembe luajti me dorë në zonë.

Hugo Lloris e kuptoi gjuajtjen e Toni Kroos, por nuk arriti që ta ndal (1-0).

Gjermania edhe pas golit e diktoi ritmin e lojës me Leroy Sane dhe Matthias Ginter që kishin raste të mira.

Franca në fund të pjesës së parë rrezikoi me Olivier Giroud, po pa sukses.

Pjesa e dytë nisi me rast për Kylian Mbappe, që i vetëm me Manuel Neuer nuk shënoi, pasi ky i fundit ia bllokoi gjuajtjen me këmbë .

Fracnezët e gjetën golin e barazimit në minutën e 62-të.

Antoine Griezmann shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga mbrojtësi i majtë Lucas Hernandez (1-1).

Franca vazhdoi me sulme. Në minutën e 79-të ata fitojnë penallti, pasi Hummels e rrëzoi në zonë Matuidin.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Antoine Griezmann që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Franca me shtatë pikë mbetet në vendin e parë në grupin e saj, ndërsa Gjermania e fundit me një pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/DeutscheRiesen/status/1052288598429454336

https://twitter.com/viaVideoGoals_/status/1052290549452034048

Exit mobile version