Franca ka shënuar fitore si mysafir i Republikës së Irlandës me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të eliminatoreve për Euro 2024.
Kjo ishte fitorja e dytë e Gjelave brenda këtij muaji, në rrugëtimin e tyre për një vend në Kampionatin Evropian.
Benjamin Pavard ishte ai i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim.
Mbrojtësi i djathtë i Bayernit pas një gjuajtje fenomenale, shënoi një supergol në minutën e 50; të ndeshjes.
https://twitter.com/elvis_unnoticed/status/1640454352623267840
Franca pas kësaj fitore pozicionohen në vendin e parë të grupit B, me 6 pikë, ndërsa Irlanda janë pa pikë në vendin e katërt. /Telegrafi/