UEFA me Ligën e Kombeve i ka servuar tifozëve të futbollit ndeshje të bukura mes përfaqësueseve të ndryshme.
E tillë ishte edhe ajo mes Francës dhe Holandës në kuadër të Grupit 1 në Divizionin A.
Ndeshja u fitua nga francezët me meritë, por edhe holandezët arrin të bëjnë lojë të mirë përball bluve.
Back home ⭐⭐ pic.twitter.com/wBLhnfQo5p
— B/R Football (@brfootball) September 9, 2018
Goli i parë në takim e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 14 pas asistimit nga Blaise Matuidi, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në të dytën ishte veterani Ryan Babel që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 67-të, kurse epërsia e francezëve u kthye nga Olivier Giroud (75′).
Victoire pour l'Equipe de France !!!! #FRAPBS #FiersdetreBleus pic.twitter.com/k91bpH0Y98
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) September 9, 2018
Pas kësaj fitore Franca renditet në vendin e parë në Grupin 1 në Divizion A me katër pikë, e ndjekur nga Gjermania me një pikë aktualisht.
Holanda me vetëm një ndeshje vazhdon me zero pikë, kurse ne xhiron tjetër Franca luan me Gjermaninë, ashtu si Holanda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QA02BOsjFIc