Site icon Telegrafi

Franca, finalistja e parë e botërorit të hendbollit

Me fitoren e nikoqirit është mbyllur gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror që po luhet në Francë.

Skuadra franceze e fitoi me rezultat 31-25 takimin ndaj Sllovenisë, për ta siguruar kështu finalen e Kampionatit Botëror.

Më i dalluari tek Franca ishte Remili me 6 gola të shënuara, kurse te skuadra humbëse e Sllovenisë u veçua Dolenec me 5 gola. Për t’u përmendur është edhe paraqitja fenomenale e portierit francez Vincent Gerard, i cili u shpall MVP i takimit me 16 pritje të realizuara, transmeton borozani.

Gjysmëfinalja tjetër e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Norvegisë luhet nesër mbrëma. Fituesi përballet me Francën në finale, kurse humbësi luan ndaj Sllovenisë për medaljen e bronztë.

Exit mobile version