Site icon Telegrafi

Franca është rrugës për ta bërë bullizmin në shkolla një vepër penale

Parlamenti francez ka votuar pro për ta bërë bullizmin në shkollë një vepër penale të dënueshme deri në 3 vjet burg, pasi deputetet thanë se shoqëria kishte nevojë për një alarm zgjimi për seriozitetin e fëmijëve që vënë në cak moshatarët e tyre.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, ligji i propozuar u mbështet nga ministri i arsimit, Jean-Michel Blanquer.

Balnquer tha se ligji dërgoi një mesazh të fortë për shoqërinë se “ne kurrë nuk do të pranojmë që jeta fëmijëve tanë të shkatërrohet”. Rreth një në 10 fëmijë francezë vlerësohet të jetë prekur nga bullizmi  dhe rrjetet sociale po rrisin potencialin për tallje dhe poshtërim publik.

Blanquer tha se projektligji ishte “një mënyrë për të zbatuar vlerat e republikës”.

Draft masa u miratua nga dhoma e ulët të mërkurën dhe tani do të shkojë në dhomën e lartë, Senat. Masa pritet të miratohet në shkurt, duke i dhënë Francës të drejtën për disa nga dënimet më të ashpra për bullizmin në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version