Telegrafi

Franca e pakënaqur me drejtimin e ekonomisë

Papunësia në Francë ka mbërritur në dy milionë dhe pritet që vitin e ardhshëm shifra të jetë shumë më e lartë.

Demonstratat janë parashikuar të zhvillohen në qytete dhe qendra të mëdha urbane anekënd vendit. Ka njoftime se shkollat dhe zyrat e administratës shtetërore mund të mbyllen dhe transporti publik të mos funksionojë normalisht.

Një korrespondent i BBC-së thotë se protesta mund të marrë përmasa më të mëdha se ajo e janarit në të cilën morën pjesë mbi një milion veta. /bbc/