Franca ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin D.
“Gjelat” rastin e parë serioz në këtë ndeshje e patën në minutën e nëntë kur Kylian Mbappe u gjend në një situatë të mirë shënimi, por portieri ia mohoi golin.
Golin e fitores Franca e gjeti në minutën e 38-të ku pas një krosimi të Mbappes, mbrojtësi austriak Wober i cili me kokë shënoi në rrjetën e portës së tij për 1-0.
Në pjesën e dytë Mbappe ishte sërish në qendër të vëmendjes kur në minutën e 55-të në një situatë ballë për ballë portierit dështoi që të dyfishonte epërsinë e Francës.
Një tjetër gjysmë rast pati edhe Marcus Thuram i cili në minutën e 68-të goditi në drejtim të portës por gjuajtja e tij u prit lehtësisht nga portieri.
Në minutën e 87-të Mbappe u detyrua që të largohej nga loja pasi pas një dueli me njërin nga mbrojtësit austriak lëndoi hundën dhe iu lëshua gjakderdhja.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Franca mori fitoren e parë në Euro 2024.
Ndeshjen e ardhshme Franca do ta luajë të premten ndaj Holandës, ndërsa Austria do të ketë punë me Poloninë po atë ditë./Telegrafi/