Site icon Telegrafi

Franca do ta përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë Maryse Daviet.

Ministri Hoti gjatë takimit e falënderoi ambasadoren Maryse Daviet për kontributin e Francës si dhe për bashkëpunimin e saj të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Financave dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim ndërmjet dy shteteve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hoti e njoftoi ambasadoren Maryse Daviet për gjendjen financiare të vendit, përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e ligjeve të cilat do të krijojnë kushte më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, ambasadorja franceze, Maryse Daviet, uroi Ministrin Hoti për pozitën e re dhe njëherit shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimit evropian, në zhvillimin ekonomik dhe financiar dhe politik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version