Nuk janë parë gola në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Portugalisë, të vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Nelson Semedo rrezikoi i pari për mysafirët, për të vazhduar me një rast të Antoine Griezmann për vendasit.
Sërish ishin vizoitorët që u treguan të rrezikshëm përmes Joao Felix, megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.
Kylian Mbappe ishte pranë të shënonte në fillim të gjysmës së dytë, por Rui Patricio intervenoi për ta ndalur.
Pepe e futi topin në portë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. Në vazhdim rrezikoi Paul Pogba, ndërsa Patricio ishte sërish në vend.
Në minutat shtesë u përpoqën të shënonin Renato Sanches e Cristiano Ronaldo për portugezët, ndërsa një goditje akrobatike e bëri Anthony Martial.
Portugalia dhe Franca i kanë nga shtatë pikë në këtë grup, ndërsa Kroacia numëron tri pikë pas fitores ndaj Suedisë. /Telegrafi/