Ekonomia e Eurozonës kishte vështirësi të rritjes në fund të vitit 2019, pasi kontraktimet e papritura në Francë dhe Itali bënë që blloku të shënonte tremujorin e tij më të dobët që nga viti 2013.
Rënia e befasishme te këto ekonomitë e dy vendeve më të mëdha të rajonit ishte një goditje tjetër për qeveritë e tyre.
Presidenti francez Emmanuel Macron tashmë gjendet nën presion në mes të protestave për reformat e diskutueshme të pensioneve, ndërsa koalicioni i brishtë i Italisë është dëmtuar nga përplasjet e brendshme.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, përcjell Telegrafi, prodhimi në Eurozonë rrit vetëm 0.1 për qind në tremujorin e katërt nga 0.3 për qind në periudhën e mëparshme dhe inflacioni pati në muajin janar 2020 kishte ritmin më të dobëtin në tre muaj.
Ekonomia franceze u tkurr 0.1 për qind, kurse Italia shënoi një tkurrje prej 0.3 për qind.
Nga ana tjetër, edhe Gjermania më herët kishte shënuar në fundin e 2019-së një rritje modeste, me sfidat e shumta me të cilat duhet të përballet sektori i saj industrial i prodhimit të automjeteve, si shtylla kryesore e ekonomisë. /Telegrafi/