Telegrafi

Franca dërgon tanke dhe ushtarë në Evropën Lindore

Franca do të dërgojë trupa shtesë për ta forcuar akoma më shumë mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s në lindje të Evropës, ka bërë të ditur sot ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu para ligjvënësve francezë.

“Vendimin për dërgimin e trupave në lindje të Evropës e mori presidenti francez Emmanuel Macron”, ka shtuar ministri francez i Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vjen në kohën kur ushtria ruse kreu sulmet e përmasave të gjera mbi qytetet ukrainase, që për cak kishin civilët dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Sipas ministrit Lecornu, do të dërgojë në Rumani njësi të ushtrisë me mjete te blinduara dhe tanke të tipit Charles Leclerc.

Me këtë veprim, Franca forcon më shumë mbrojtjen e forcave të NATO-s në Rumani, ku aktualisht gjenden 750 ushtarë francezë.

Ministri njoftoi edhe për dërgimin shtesë të aeroplanëve luftarak të tipit Rafale në Lituani, dhe dërgimin e një njësie të këmbësorisë në Estoni. /Telegrafi/